Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Protestojnë sot bizneset e qendrave tregtare në Gjilan

Pronarët e bizneseve që operojnë në qendra tregtare në Gjilan do të protestojnë sot për të kundërshtuar siç tonë trajtimin jo të barabartë me qendrat tregtare nëpër qytetet tjera të Kosovës.

“Pronarët e bizneseve që operojnë në qendrat tregtare në qytetin e Gjilanit, do të mbajnë protestë paqësore për të kundërshtuar trajtimin jo të barabartë me qendrat tregtare nëpër qytetet tjera të Kosovës. Duhet të theksojmë që në bazë të fakteve të grumbulluara bizneset nëpër qendrat tregtare në qytetet tjera e zhvillojnë veprimtarinë e tyre pa kurrfarë problemi. Kjo mund të jetë gjithçka, por vetëm barazi para ligjit jo”, thuhet në njoftimin e bizneseve gjilanase.

Pronarët e bizneseve do të protestojnë para zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Protesta do të filloj në ora 13:00.

Bizneset që operojnë nëpër qendrat tregtare në Gjilan po kërkojnë nga të gjitha palët e dëmtuara që t’iu bashkohen për të mbrojtur interesat e tyre.

Më 7 prill ka hyr fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat antiCOVID-19. Si masë për parandalimin përhapjes së COVID-19, ndër vendimet që mori qeveria është edhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrat tregtare. /kp/

Postime të ngjashme

​Shoqatat e luftës në Dukagjin: Flamuri serb në Koshare – provokim për shqiptarët

Dafina Vidishiqi

Ganimete Musliu pyet: Kah po shkon ky vend?

Dafina Vidishiqi

Presidentja Osmani: Nuk kemi nevojë për një non-paper t’na tregojë çka të bëjmë

Dafina Vidishiqi

Agim Veliu tërë mllef pas shkarkimit, e quan maskaradë dhe lojë të ndyrë të Abdixhiku

Dafina Vidishiqi

Kosova në OKB edhe pa njohje nga Serbia

Dafina Vidishiqi

Merovci: Rugova ka qenë menaxher shumë i dobët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...