Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Protokolle për regjistrim, “Nuk është problem të hyjnë nëpër shtëpitë nëse respektohen masat”

Shkup, 4 mars – Drejtori i Institutit për shëndet publik dhe anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Shaban Memeti për TV21 i sqaroi protokollet  që duhet të respektohen gjatë regjistrimit.

PROTOKOLLE PËR REGJISTRIM:

1.Mbajtje e patjetërsueshme e maskave për t’u mbrojtur veten  dhe të tjerët që janë në afërsi ose t’i mbroni të tjerët nga ju.

2.Mbajtje e distancës së rekomanduar prej 1.5 deri 2 metra mes pjesëmarrësve

3.Të shmanget prekja e hundës, sytë dhe gojën.

4.Mbajtje e higjienës personale me larje të shpeshtë të duarve me sapun dhe ujë, përdorim të mjeteve për dezinfektim të duarve dhe hapësirave me 70% bazë alkooli

5.Nëse dikush prej regjistruesve ka simptoma të Kovid 19 menjëherë të udhëzohet për t’u testuar dhe ta zëvendësojë një regjistrues tjetër.

6.Mjetet e shfrytëzuara për mbrojtje personale të largohen si mbetje komunale në qese plastike për mbetje.

Memeti thotë se regjistruesve u është lejuar t’i vizitojnë shtëpitë e qytetarëve duke i respektuar masat. E pyetëm se si do të regjistrohen të infektuarit dhe personat në izolim.

 “Flasim edhe për regjistruesit edhe për qytetarët.  Ata tashmë janë në sistem dhe janë të informuar edhe Inspektorati shtetëror shëndetësor edhe MPB-ja. Do të dinë për të gjithë që janë pozitivë, sa ditë u nevojiten si dhe për kontaktet e tjera që janë në izolim”, tha Shaban Memeti – Anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

075 268 732 (Linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)

075 268 734 (Linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)

075 268 745 (Linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)

Numra për kontakt nga Enti shtetëror për statistikë

071 48 33 13 (Linjë e rregullt, Viber, WhatsApp) – në gjuhën maqedonase

071 48 32 91 (Linjë e rregullt, Viber, WhatsApp) – në gjuhën shqipe

Përmes aplikacionit për vetëregjistrim deri në ditën e djeshme janë vetëregjistruar 18236 persona. Vazhdon regjistrimi i ushtarëve që janë në shërbim në shtet apo në vendet e huaja, personave që janë në paraburgim ose që vuajnë dënimin me burg në institucionet ndëshkuese dhe shtëpitë ndëshkuese-korrektuese, personave që janë në shërbim në përfaqësimet diplomatike dhe konsullatat dhe familjarëve të tyre që janë në qëndrim së bashku me ta dhe të pastrehuarve.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...