Agjencia Zhurnal.mk

Prototipi, Bentley Mulliner Bacalar

Pasi që është me kulm të hapur, mund të paramendojmë se 12 pronarë eventualë të kësaj veture luksoze të edicionit të limituar, do të jetojnë dhe do të vozisin veturën diku ku dielli është i përjetshëm, vetura kushton 1.5 milionë sterlina, dhe nuk vozitet në shi.

Ka motorin prej 6.0 litra turbo W12 dhe shkon në 320 km\h. Të gjitha funksionet brenda i ka të digjitalizuara, dhe sistemi i ngrohjes është vetëm sa për sy e faqe, pasi që e ka kulmin e hapur dhe nuk ka shumë kuptim, shkruan Top Gear.

Bacalari është veturë e madhe, dhe ka detaje specifike. Ndryshe nga Bentleyt tjerë, që janë vetura elegante, ky version duket më shumë si një veturë sportive dhe mjaftë dramatike, transmeton KOHA.

Brenda është një kapsule tejet luksoze me vëmendje në secilin detaj. Timoni mjaftë i fortë dhe stabil gjë e cila ja jep këtë karakter sportiv veturës.

Motori është version i veturës Speed të Bentleyt, pra një W12 i cili shkon në 659 kuaj fuqi, bën një zhurmë të mllefosur dhe tingëllon si një bishë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...