Provinca Hubei do të bëhet një qendër teknologjike të Kinës

nga V.E.

Provinca Hubei do të ndërtohet në një qendër të zhvillimit strategjik dhe të hapjes së Kinës Qendrore.Kërkesa u bë nga presidenti Xi pasi pozicionimi i ri i kësaj province , krijon shanse të shumta në shumë plane për zhvillim.

Siç mësohet, provinca do të shtojë forcën për të tërhequr investime të huaja, për t’u hapur më tej ndaj botës së jashtme, në veçanti gjatë ndërtimit të nismës “Një brez, një rrugë”.

Në dekadën e kaluar, ndërmarrjet nga provinca Hubei kanë marrë pjesë në mbi 2700 projekte ndërtimit të nismës “Një brez, një rrugë”. Gjithashtu, si një nyjë e rëndësishme e trenit të transportit të mallrave midis Kinës dhe Europës, provinca ka luajtur një rol të rëndësishëm në prezantimin në tregun kinez të produkteve europiane si çokollatë, verë, bulmet etj.

Gjithashtu, më shumë punë do të bëhen në nxitjen e risive teknologjiko-industriale, për të integruar zinxhirë të furnizimit që lidhin rezultatet studimore dhe financimet. Mbrojtja ekologjike e lumit Jance do të vendoset edhe në fokusin e punës së provincës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More