Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Provokim qesharak, mendova se ishte meme”/ Oferta për vaksinën Sputnik, Rama: Ambasada ruse të kërkojë falje

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, gjatë fjalë së tij, kryeministri Edi Rama u ndal ndër të tjera te oferta e bërë nga ana e Rusisë për furnizim të Shqipërisë me vaksinën antiCovid Sputnik-V.

Rama e konsideroi të gjithën këtë një provokim qesharak, duke thënë se një ndjesë do të ishte e mirëpritur, teksa tha gjithashtu se në fillim kishte menduar se deklarata e ambasadës ruse s’ishte gjë tjetër veçse një meme.

“Kam menduar se ka qenë një meme, ajo që pashë, që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter-i i drejtorit të komunikimit, Endri Fugës, një retweet të tweet-it të shefes se KE-së. Mendova se ishte një meme, për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla, dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak, dhe nuk është mirë që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre postimeve dhe një ambasadë të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje, sepse nuk shoh arsye. Ne jemi të fokusuar te Pfizer dhe AstraZeneca. Shtetet të cilat ne komunikojmë në BE janë të fokusuara drejt këtyre kompanive. Një ndjesë e ambasadës ruse do ishte shumë e mirëpritur”, tha Rama.

Në postimin e ambasadës ruse në Tiranë shkruhej:

“I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera”.

Postime të ngjashme

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

S.B.

Rama zbulon detajet e marrëveshjes për Aeroportin e Rinasit

S.B.

Shpallet fituesi për aeroportin e Vlorës, Balluku: Moment historik, vlera e investimit rreth 104 milion euro

S.B.

Manastirliu në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

S.B.

Zgjedhjet e 25-prillit/ Meta kërkesë Kuvendit, Ramës dhe Çuçit për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit

S.B.

“S’jemi të pasur por do rindërtojmë çdo shtëpi falas”/ Ahmetaj: Në pranverën 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...