Presidenti Bajram Begaj ishte këtë të hënë në Konispol, ku pas pas një sërë aktivitetesh, vendosi edhe një kurorë me lule në varrezën monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”, gjest ky i keqinterpretuar nga mediat greke.
“Ky memorial ju është kushtuar viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945.” –shkruan zyra e shtypit të presidentit Begaj.
Megjithatë në Athinë ky gjest ka gjetur një hapësirë më të madhe interpretimi, në një artikull të gazetës “Prototema”, e cila e quan këtë “sfidë” e re nga Tirana: Presidenti shqiptar në eventin për “gjenocidin e çamëve”.
Gazeta akuzon kryeministrin se po e përdor çështjen e Çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri, ku shkruan:
“Në një kohë kur tensioni në marrëdhëniet dypalëshe mbetet, pavarësisht lejes gjashtëditore që i dha Fredis Beleris për t’u betuar në Parlamentin Europian, Tirana shfaq humorin e saj duke e ngritur çështjen e Çamërisë në nivelin më të lartë.”
Artikulli mbyllet duke kujtuar takimin e kryeminsitrit Rama me diasporën shqiptare në Athinë, të cilin e quan një miting parazgjedhor e në këtë mënyrë Rama merr votat e çamëve dhe njëkohësisht gjen një levë presioni ndaj Greqisë.