“PS merr 5 mandate në Berat”, Rama: Mandatin e katërt do të dyfishojmë mbështetjen financiare për nënat shqiptare

nga Xh M

Kryesocialisti Edi Rama gjatë vizitës së tij në Qarkun e Beratit është ndalur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin 2 mijë vjeçar ku ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti.

Pak para se Rama të merrte fjalën drejtuesi politik i PS në qarkun e Beratit, Ervin Demo tha se socialistët do të marrin 5 mandate në 11 maj.

“Këtu 5 me 2 nuk diskutohet si rezultat. Ata që vijnë këtu si udhëtar dhe duan të bëjnë politikë, ne i konsiderojmë si turista”, tha Demo.

Ndërkohë Rama theksoi se forca e vërtetë e PS vjen përmes grave dhe vajzave.

“Thoshte dikush sot, ça bëhet kështu, vetëm me gratë po e mund Edi Rama kënetën. Në fakt kaq shumë sa jeni ju sot në këtë shesh, gratë dhe vajzat e Beratit për të dëshmuar këtë betejë me historinë, Bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit. Por kjo nuk është çështje numrash, por çështje transformimi që ne e kemi bërë të mundur sëbashku. Nuk është thejshtë një raport gjinor brenda PS, por një raport që ka pësuar Shqipëria përmes grave dhe vajzave në të gjitha nivelet. Unë besoj se Shqipëria që ne trashëguam buzë humnerës, është se qendronte në një këmbë, nuk e kishte këmbën tjetër, nuk e kishte gruan dhe vajzën në dispozicion si burrat dhe djemtë. Ne nuk do të ndalemi këtu, ne duhet të ecim me të njëjtën vendosmëri deri sa në PS të kemi deri në 50% gra dhe vajza, madje më e mira do të ishte të kemi një më shumë se sa burrat dhe djemtë. Sepse çfarë arrijmë ne brenda kësaj force politike reflektohet në qeveri dhe qeverisje vendore. Ne u jemi imponuar forcave të tjera si ligje”, u shpreh Rama.

Ndërkohë më tej gjatë fjalës së tij Rama tha se në mandatin e katërt do të ketë më shumë vëmendje dhe mbështetje për nënat shqiptare, duke nisur nga bonusi i bebes, e deri te dyfishimi i mbështetjes financiare për nënat me fëmijë specialë.

“Bonusin e bebes që e kemi dhënë për mbi çerek milioni bebe do ta transformojmë. Nga një çek që jepet në momentin e lindjes do ta kthejmë në një mbështetje të përmuajshme 2,3 dhe 5 vjet sipas numrit të fëmijëve. Mbështetjen me pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për nënat me shumë fëmijë, për shkak se nuk shjkojnë dot në punë për shkak se kanë shumë fëmijë të vegjël. Dyfishimin e mbështetjes për nënat me fëmijë me aftësi speciale”, vijoi më tej Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More