Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

PSD e quan Presidencën nëndegë të Vetëvendosjes

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës të martën, ku kanë “përuruar nëndegën e re të Lëvizjes Vetëvendosje në Presidencë”, njofton Insajderi.

Ata kanë vendosurnjë pankartë në rrethojat e Kuvendit ku thuhet se “Presidenca është shndërruar në nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje”

Me këtë rast, anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, tha se kreu i VV-së, Albin Kurti tashmë e ka kthyer edhe Presidencën si degë të partisë së tij.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Veturat e presidencës janë bërë vetura të parties. Ne kemi qenë dëshmitar si institucionet e shtetit janë kapur më herët, por tash jemi para një mendësie të re. Kurti po do t’i marrë tash krejt institucionet, e Vjosa Osmani po shërben si instrument i përshtatshëm për këtë”, deklaroi Nushi para medieve.

Ky aksion i PSD-së vije si pasojë e një presioni që Lëvizja Vetëvendosje po ushtron tash e disa ditë radhazi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetares Valdete Daka, për moscertfikimin për pjesëmarrje në zgjedhje të Albin Kurtit dhe disa kandidatëve të tjerë për deputetë si dhe pas reagimit të Vjosa Osmanit, e cila nga zyra e Presidencës kishte kërcënuar Dakën me shkarkim.

Postime të ngjashme

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

S.B.

Prokurori i Shtetit për arrestimet e zyrtarëve policorë thotë se hetimet kanë filluar që një vit

S.B.

Ministria e Infrastrukturës do të financojë asfaltimin e rrugës në Fushë Kosovë

S.B.

Jashari: E kemi amanet shtetin ta ruajmë dhe ta ndërtojmë

S.B.

Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...