Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

PSD-ja vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e Presidencës

Partia Socialdemokrate e Kosovës, përmes një aksioni simbolik, e ka vendosur sot flamurin me stemën e UÇK-së në oborrin e Presidencës.

Sipas PSD-së, institucionet e Kosovës, Presidenca dhe të gjitha të tjerat nuk kanë kuptim as nuk shpjegohen pa UÇK-në.

“Pa UÇK-në këto institucione nuk do të ishin tonat, në fakt do të ishin ose kuislingë ose autonomistë. Të gjithë ne i dimë rrethanat ndërkombëtare dhe momentet që na sollën deri këtu. Por Kosova nuk u krijua nga hiçi. Këtu kishte popull, histori e vullnet. Kishte kërkesa e përpjekje autentike që nuk u shuan as në kohërat më të rënda. Presidentja shquhet për tonet pezhorative ndaj njerëzve të rezistencës, rezistencë që mbajti gjallë deri tek UÇK-ja idenë e lirisë. Kulmi i këtyre përpjekjeve është lufta e UÇK-së. Ta mohosh UÇK-në i bie ta mohosh provën kryesore të lirisë, sakrificën dhe vullnetin e brendshëm”, thotë PSD-ja.

Nga kjo parti më tej u tha se presidentja dhe secili duhet ta dijë se UÇK-ja tashmë është histori dhe vlerë e paprekshme.

“Vjosa Osmani duhet ta dijë se roli i saj nuk lejon që smira e inatet e pushtetit t’ia shtrembërojnë vlerësimin për historinë”, thuhet më tej.

Kujtojmë se ditë më parë ishte kthyer në debat, pasi presidentja Vjosa Osmani në një shkrim për Betejën e Koshares nuk e kishte përmendur UÇK-në, për çka më vonë sqaroi vetë Osmani.

“Nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme. Si çdoherë, po e përsëris, lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë. Përtej propagandës së orkestruar, dëshmitë flasin ndryshe”, ka sqaruar Osmani.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...