PSD-ja vendos stikersa në veturat qeveritare

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur aktivitet pranë Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e arritur për targat e automjeteve nga Serbia.

 

Aktivistët e PSD-së kanë vendosur stikersa(letër ngjitëse) në veturat zyrtare të Qeverisë.

Aktivisti Zgjim Hyseni tha se marrëveshja e djeshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat është kthim prapa për vendi.

Derisa vlerësoi se kjo marrëveshje për targa përben ose i paraprinë Asociacionit.

Ndaj këtyre aktivistëve nuk ka ndërhyrë polica.

Më poshtë sjellim tri pikat e marrëveshjes për targat që u arrit të enjten në Bruksel:

1. Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në Jarinje dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokadat e rrugëve, duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se në ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para fillimit të largimit të njëkohshëm dhe do të qëndrojë për rreth dy javë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe lirinë e lëvizjes.

2. Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, vendosja e stikersave siç është rënë dakord në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3. Një Grup Punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i tij i parë, Grupi Punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të Dialogut.

Related posts

Kurti do të takohet me Vuçiqin në Slloveni, në praninë e Merkelit dhe Macronit

D V

Vaksinimi kundër COVID-19, MSH: Një qytetar mund të caktojë termine për 10 persona të tjerë

D V

Jashari: Serbia dhe Rusia i kanë dyert e mbyllura në Skenderaj

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More