Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Pse dështoi koalicioni me Nismën? Flet Shala i PDK-së

Ferat Shala i PDK’së ka thënë se në të kaluarën subjekti i tij u ka dhënë deri në 30 deputetë në listë partive tjerë vetëm që të lidhin koalicion dhe të punojnë së bashku.

Ai tha në emisionin dPT te Fidani, se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit, andaj edhe dështoi një koalicion me Nismën.

“Nuk jemi Nëna Terezë. Kemi bërë shumë në ndërtimin e këtij shteti. U kemi dhënë shancën partive tjera disa herë me radhë. E kemi dhënë votën disa herë me radhë për buxhete e ligje. Ne nuk kemi vija të kuqe për askënd dhe jemi të hapur për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Shihemi pas 14 shkurtit”, tha ai.

Shala po ashtu thotë se PDK ka shumë cfarë t’i ofrojë vendit dhe se programi i tyre është më i miri.

“Kemi programin më të mirë për zgjedhjet tjera. Do ta shpalosim atë me kohë. Do e shihni. Nuk e marrim barrën e një qeverie të keqe”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

KQZ aprovon 41 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, refuzon 16 mijë të tjera

S.B.

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

S.B.

Prokuroria kërkon masë paraburgimi ndaj 11 të arrestuarve për keqpërdorim subvencionesh

S.B.

Përplaset Bieber me zëdhënësin e BE-së pas hartës skandaloze të Lajçakut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...