Pse Dua Lipa nuk do jetë këtë vit në Met Gala?

Sipas ‘TMZ’, Dua Lipa nuk do marrë pjesë në “Met Gala”, eventi i këtij viti që do të zhvillohet në 13 shtator. Këngëtarja shqiptare nuk do t’i bashkohet pjesës tjetër të të ftuarve VIP më të njohur, për shkak të angazhimeve në aktrim. Ajo ka nisur xhirimet e filmit të saj të parë, “Argylle” e ka pasur thuajse të pamundur prezencën atje.

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të luajë në film përkrah Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

“Argylle” bazohet në romanin e Ellie Conway, që mban të njëjtin titull. Filmi tregon historinë e spiunit numër 1 në botë dhe aventurat e tij ndërkombëtare në Amerikë, Londër dhe destinacione të tjera nëpër botë.

Kujtojmë se më herët ajo u përfshi në telashe, për shkak se një fotograf i kërkon dëmshpërblim. Ajo u padit për një foto të publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac.

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat ‘pa leje ose autorizim’. Fotoja u fshi, ndërsa Dua i detyrohet një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh.

Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Related posts

Arbenita Ismajli poston fotografitë ku thekson linjat trupore disa muaj pas lindjes

D V

‘Markun e kam fiksim, është si shpirt’, Rudina i kthehet ndjekëses

D V

“Gastronomia deri në orën 01:00”, Labi ka disa fjalë pas ndryshimit të masave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More