Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Pse duhet të hamë para se ta ndjejmë urinë?

Uria mund të jetë një shenjë e rëndësishme që metabolizmi ynë po punon siç duhet, mirëpo nuk duhet ta lëmë vetëm urinë të na tregoj këtë sepse kjo dëmton shumë shëndetin.

Nëse ne hamë vetëm kur jemi të uritur pasojat që do i lërë në shëndetin tonë do jenë të tmerrshme dhe të na shkaktoj çrregullime në shëndet dhe ngrënie, raporton “BrightSide”, transmeton lajmi.net.

Uria na qon tek ngrënia e tepërt

Personat që hanë me orar të çrregullt ose kalojnë vakte zakonisht përpiqen ta kompensojnë ushqimin e pa ngrënë. Trupi i njeriut ka nevojë për ushqim të balancuar çdo 3-4 orë për të punuar metabolizmi siç duhet.

Uria nuk ju ndihmon të humbni peshë

Shumë njerëz mendojnë se nëse nuk hanë do humbin peshë, por në të vërtetë ajo zgjatë vetëm deri sa të ushqehemi. Ngrënia e paktë mund t’i shkaktoj trurit që në mënyrë të pavetëdijshme të krijoi rezerva dhjami.

Keni më shumë gjasa të zgjidhni të hani ushqime të pa shëndetshme

Kur keni uri, ju më parë do zgjidhnit një çokollatë sesa diçka më të shëndetshme. Kur niveli i sheqerit në gjak bie, bie edhe kontrolli mbi zgjedhjet tona ushqimore, transmeton lajmi.net.

Me kalimin e kohës nuk do e dalloni më urinë

Dy hormone e rregullojnë urinë: grelina- stimulon apetitin dhe leptina- e shuan atë. Personat të cilët janë mësuar të hanë p.sh. një herë në ditë nuk do kenë prodhim normal të hormonit grelinë, dhe kjo mund të qoj në çrregullime të mëtutjeshme hormonale.

Uria ju dëmton shëndetin në përgjithësi

Impakti që uria ka mbi trupin, kur flitet për pasoja afatgjata janë shumë shkatërruese dhe rrisin mundësitë e sëmundjeve kronike, sidomos ato sëmundje që lidhen me organet e tretjes.

Postime të ngjashme

Për shtatzëni më të shëndetshme pini lëng karote

T E

​Kjo vitaminë është arma më e fortë në luftën kundër sëmundjeve të rënda

T E

Qeni i shpëton jetën pronarit pasi pësoi goditje në tru

S.B.

Regjistroi një video të drejtpërdrejtë: Një aksidentit që përjetoi, bëhet hit në internet

S.B.

Ky qytet i ‘mërzitur’ në Rusi është i shkretë, temperaturat arrijnë deri në -50 gradë

S.B.

Çfarë fati – BMW mezi shmangu përplasjen me një tufë drerësh

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...