Pse është lodhur Fronti Evropian? A mundet ta ç’lodhë takimi Mickovski-Grenell?

nga I Z

Shkup, 8 korrik – Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti nuk pret protesta nga Fronti Evropian për shkak të mbetjes së tyre në opozitë. Këtë bindje Mexhiti e ka shprehur edhe publikisht para mediave.

“Të lodhur janë”! është përgjigjur zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti, i pyetur nëse pret që të ketë protesta nga ana e Frontit Europian.
Mexhiti nuk komentoi më tepër se prej nga e ka përshtypjen se Fronti Evropian janë të lodhur, por hapi një temë që gjithsesi meriton analizë.

“Heshtje para stuhisë, apo dorëzim para puhisë!”

Edhe para se ta thotë Mexhiti, Fronti duket mjaft i “lodhur” pas mbetjes në opozitë, respektivisht nuk duket energjik siç pritej prej tyre në parashikimet e mëhershme, kur madje bëheshin krahasime edhe me vitin 2006-2008. Sado që qarkullojnë informacione se bëhet fjalë për “heshtje para stuhisë”, por sjellja e deritanishme më tepër I ngjan një “dorëzimi para puhisë” (puhi-erë e lehtë).

Më shumë se Fronti Evropian në përgjithësi, edhe më e lodhur po duket BDI. Po përmenden dy momente që e “lodhën dhe e këputën” këtë parti pasi kaloi në opozitë. Momenti i parë ishte ndryshimi i Ligjit për organizimin e ministrive, të cilin kjo parti fillimisht e kundërsshtoi ashpër, e pastaj edhe më “ashpër” e përkrahu duke e votuar në ora 2 pas mesnate, shkruan Zhurnal.

Momenti i dytë ishte ai i para dy ditëve, kur përfaqësues të kësaj partie reagonin kundër vendimit të komunës së Velesit për të intonuar himnin shtetëror çdo të hënë në shkollat fillore dhe të mesme, që më pas të rezultoje se edhe vetë këshilltari i BDI-së në Veles “gabimisht” e ka votuar këtë propozim.
Dy gafe kaq të mëdha brenda një kohe aq të shkurtër, janë skandal i madh për një parti seriozie. Aq më tepër që gafet kishin të bëjnë me pika të rëndësishme të debatit në të cilat ishte e kyçur BDI si parti dhe që e nxorën para opinionit si subjekt në kontradiktë me vetveten.

A i ka humbur shpresat BDI?

Ende jo. Në fakt vërehet një ndryshim disponimi te kjo parti dhe tek anëtarësia e saj, të cilat më tepër diktohen nga lëvizjet e figurave tjera, e jo figurave udhëheqse të saj. Një moment që ka kthyer shprësat e anëtarësisë së BDI-së është takimi i sotëm i kryeministrit Hristijan Mickovski me ish të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin, Riçard Grenell.

Vetë Mickoski, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në SHBA ka realizuar takim edhe me Richard Grenellin, i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i administratës së Donald Trampit për Ballkanin Perëndimor.

“Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, një diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe një ekspert i mirë i situatës në Ballkan. Ekonomia, energjetika dhe sundimi i ligjit, tema për thellimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Mickoski.

Dihet afërsia e madhe e Grenellit me BDI-në dhe aleatët e tyre në Shqipëri-Edi Rama, Kosovë-Hashim Thaçi e pse jo edhe në Serbi-Aleksandar Vuçiq. Nga BDI dhe nga zyrtarët e saj nuk ka asnjë reagim për takimin Mickovski-Grenell, por tek struktura partiake me të madhe ka filluar të komentohet si një moment që mund të sjellë kthesë pozitive në favor të pjesëmarrjes së BDI-së në pushtet.
Mirëpo informatat që i posedon Zhurnal thonë se nga takimi Mickovski-Grenell nuk ka asgjë që mund të interpretohet si pozitive në funksion të shresave të BDI-së për rikthim në pushtet, së paku jo deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2028. /Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More