Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

‘Pse gënjen që s’është takuar me Bellanicën’? Bollino: Basha ishte në Kukës, në Hotel Turizmi ishte dhe Meta, mund të…

Gazetari Carlo Bollino deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha gënjen kur thotë se nuk e ka takuar Milaim Bellanicën në Kukes. Bollino rrëfeu në emisionin ‘Open’ te Eni Vasili se në fillim të prill të 1999 ka qenë vetë në Kukës si gazetar i agjencisë Italiane të lajmeve ANSA kur ka ndodhur edhe takimi i pretenduar Bellanica -Basha dhe atje ishte edhe zoti Lulzim Basha bashke me një prokuror të Gjykatës Nderkombetare të Hagës per krimet ne ish-Jugosllavi.  Bollino thekson se nuk ka prova dhe nuk beson personalisht që Basha ka zhdukur kasetën që shërbente si një provë e fortë për krimet serbe në Kosovë, sic pretendon Milaim Bellanica, por kundershton faktin që kryedemokrati e mohon këtë takim me të. Basha ka qenë në Kukës, dhe Bollino thotë se për këtë ka dijeni edhe presidenti Ilir Meta sepse ishte ne te njejtin Hotel Turizmi te Kukesit si perfaquesues i plotefuqishëm i qeverisë shqiptare per te menaxhuar krizën e refugjatëve.

“E kam parë Bashën në Kukës në fillim të prillit 1999, ai ka ardhur në Kukës si përfaqësues i Tribunalit të Hagës i shoqëruar nga një prokuror sudafrikan me origjine indiane, Rajandiren Muruga. Unë isha atje si gazetar i ANSA-s dhe kam intervistuar personalisht dëshmitarin e parë sapo te shpetuar nga Krusha e Madhe që ka treguar masakrën. Në 5 prill është transmetuar në ANSA lajmi i masakrës, dhe të njëjtën ditë prokurori Muruga me Bashën e kanë marre në pyetje të njëjtin dëshmitar. Unë pastaj kam intervistuar prokurorin që më tha që ky dëshmitar “bashkë me videon që ka transmetuar TV Britanik”  BBC “është dëshmia më e fortë që ne kemi”.

Bolino ka kujtuar qe edhe Bellanica e ka treguar qe pas transmetimit nga BBC te pjesës së videos mbi masakrën qe kishte dorezuar, e ka takuar Bashën duke permendur pikerisht prokurorin Muruga, dhe  e kane marrë në pyteje. Sipas Bellanicës ka qene ky momenti kur ai i ka dorezuar Lulzim Bashës, si perfaqesuesi i Hagës, kasetën që sipas tij pastaj u zhduk.

Pse Basha nuk e pranon që ka takuar Bellanicën? “Ai ka qenë bashkë me prokurorin Muruga te Hotel Turizmi, unë isha në një hotel tjetër. Te Turizmi ka qenë edhe Ilir Meta, si përfaqësues i shtetit shqiptar dhe Meta mund të dëshmojë që Basha ka qenë aty ditën e investigimit, pastaj kanë ardhur edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës së Hagës. Nuk besoj që Basha ka ndikuar në zhdukjen e kasetës edhe nëse flasim për 2 kaseta . Sipas Bellanicës njera ka qenë vetëm audio, ku degjohet zeri i paraushatarakëve serbë. Kaseta tjeter kishte pamjen e masakrës. “BBC nuk ka marrë këtë audio sipas tij, por nuk besoj që Basha e ka zhdukur, mund ta ketë humbur ai, apo gjykata e Hagës, por për mua ka rëndësi pse Basha nuk po tregon të vërtetën”, tha Bollino.

Një tjetër pikë për të cilën gazetari shprehet se Basha gënjen është te deklarata se “UNMIK nuk ka pasur kompetenca për të hetuar jashtë Kosovës”. Pra sipas Bashës nuk ka pasur mundesi qe peruviani Jose Pablo Bajrabar ka hetuar rastin e “shtëpisë së verdhë” ne Burrel, ku pretendon qe ishte edhe Lulzim Basha si perkthyes, “pse ishte jashte kompetencave”.  Ne fakt Bollino ka treguar raportin paraprak te hartuar pikerisht nga Pablo Bajhrabar pas inspektimit ne Burrel, gje qe verteton qe investigimet atje jane zhvilluar realisht.

Bollino ka evidentuar qe ndryshe nga pretendimet e Lulzim Bashës, Jose Pablo Baraybar nuk ishte thjesht nje eskpert anatompatologu, por nga qershori 2002 ishte emeruar shefi i Zyrës per njerez te humbur (shqiptare dhe serbe) prane Departmenti të drejtësisë te Unmik, ku ishte punesuar edhe Lulzim Basha.  “Nëse nuk ka asgjë për të fshehur mjafton që të tregonte me dokumenta rolin e tij ne gjykatën e Hagës, prezencën në Kukës dhe marrëdhënien me Bayrabar”, shtoi Bollino

Për Bollinon “kur Basha në 1999-2000 ka ardhur ne Kosova bashkë me familjen e vet dhe një pjesë të familjes së Sali Berishës, ishte një moment kur opinioni shqiptar ishte ndarë pro dhe kundër UCK: Berisha dhe Partia demokratike ka qenë kundër UCK, dhe çuditërish të njëjtët njerëz, Basha dhe familja Berisha shkojnë në Kosovë dhe sot jane akuzuar qe kane hetuar kundër UCK. Ne se është vërtete,  ka ndodhur jo për t’i shërbyer Millosheviçit, por për kundërshtuar UCK-në që sipas Berishës ishte forca esktremiste e të majtës. Ishte një çështje politike e brendshme, një çështje e Berishës në mbështetje të Rugovës dhe Bujar Bukoshi, kundër Hashim Thaçit dhe UCK”, analizoi Bollino në ‘Open’.

“Nuk besoj qe zoti Basha ka bere vepra penale – perfundon Bollino – por ne politikë te genjesh eshte krimi etik: nje politikan nuk duhet të genjeje. Dhe per te treguar qe nuk genjen do ishte interesi i tij të tregonte me dokumenta dhe kontratën e punes cfare ka bere realisht prane gjykatës së Hagës dhe Unmik nga 1998 deri ne 2004”.

Postime të ngjashme

Rama poston videon e veçantë nga karnavalet e Korçës

Bekim Laçi

Shembja e Teatrit, nis seanca e tretë në “Kushtetuese”

Bekim Laçi

Ndërtimet e paligjshme në bregdet/ Disa të arrestuar dhe të shpallur në kërkim në Himarë

Bekim Laçi

Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, rritje me mbi 700 milionë lekë

Bekim Laçi

Vaksinimi, 42,781 vaksinime deri tani për arsimtarët, mbi 25 mijë me dy doza

Bekim Laçi

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...