Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pse heshtë Fatmir Besimi ndaj apelit të Zhurnal-it?

Shkup, 27 nëntor, zhurnal.mk – Avancimi i pjesës shqiptare në administratën shtetërore të Maqedonisë së Veriut ka qenë brengë e vazhdueshme e të punësuarve shqiptarë, por njëherësh edhe premtim i çdo partie shqiptare se kur ata të vijnë në pushtet do të rregullojnë këtë padrejtësi.

Lidhur me këtë Agjencia e Lajmeve Zhurnal gjatë kësaj jave ka kërkuar prononcim zyrtar dhe përgjigje nga Ministri i Financave Fatmir Besimi se sa ka ndarë buxhet për avancimin e shqiptarëve nëpër institucione dhe të tregojë se cilat janë ato institucione.

Por ky apel publik deri më tani po hasë në vesh të shurdhër dhe Fatmir Besimi nuk është përgjigjur rreth kësaj çështje. Arsyet e heshtjes së tij ende mbeten të paqarta!

Përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore konform Marrëveshjes së Ohrit në disa dikastere mbetet e njejtë ndërsa në disa ka ngritje të ulët. Se përfaqësimi i shqiptarëve nuk është në nivelin e duhur shpeshherë drejtuesit e BDI-së janë arsyetuar se ka problem në procesin e avancimit të shqiptarëve dhe se për këtë e kanë akuzuar Ministrinë e Financave, por tani situata është ndryshe sepse kjo ministri udhëhiqet nga kjo parti dhe Besimi duhet të jep PËRGJIGJE PUBLIKE për mjetet e ndara për avancimin e shqiptarëve në administratën shtetërore.

Kemi një administratë të stërngarkuar në të cilën ka persona që për vite me radhë nuk kanë as edhe një avancim në karrierë. Administrata jonë ka nevojë për reforma rrënjësore që do të kontribuojnë në demokracinë dhe funksionimin normal të vendit!

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...