Maqedoni TOP LAJM - KS

Pse ikin rinia..!

Zhurnal Ads

Shkup, 22 nëntor, Zhurnal.mk – Largimi i të rinjve nga vendet e tyre ose migrimi nga një vend rural drejt një vendi të zhvilluar është bërë makth për shumë qeveri. Maqedonia e Veriut bashkë me shtetet e Ballkanit Perëndimor është viktimë e kësaj dukurie. Statistika të sakta se të rinjë janë larguar nga Maqedonia e Veriut nuk ka, por theksohet se janë mbi 300 mijë qytetarë, kryesisht të rinj që vetëm se kanë vendosur të jetojnë në shtete të jashtme.

Sondazhet dhe hulumtime e bëra nga organizata të ndryshme, japin të dhënat të frikshme. Rreth 77% e të rinjve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut mendojnë të largohen, kryesisht në vendet anëtare të BE-së, dhe arsyet për këtë vijnë kryesisht për shkak të cilësisë së dobët të jetës në vendin tonë, sipas hulumtimeve të bëra nga Qendra për Hulumtime dhe Politikëbërje (CRPM), e cili bazohet në një studim të të rinjve të moshës 15 deri në 29 vjeç.

Edhe Gazeta angleze “The Economist” muajë më parë ka publikuar statistika në lidhje me papunësinë në botë dhe tek të rinjtë. Vendi ynë vazhdon të jetë në maje të listave sa i përket papunësisë, sidomos tek të rinjtë.

Sipas statistikave të “The Economist” për vitin 2018, papunësia tek të rinjtë (mosha prej 15 deri 24) është 44.7 përqind. Me këto numra Maqedonia e Veriut renditet e treta në botë, ndërsa para saj janë vetëm Bosnja e Hercegovina (46.7%) dhe Afrika e Jugut (52.9%). Ndërsa sa i përket papunësisë tek të gjitha moshat,

Maqedonia e Veriut është në vendin e gjashtë në botë, me 21.6 përqind të papunësisë. Ndërsa Shqipëria me 13.9 përqind të papunësisë së popullsisë, renditet në vendin e 19 në botë.

Postime të ngjashme

Shahpaska: Gjithsej 79,5 milion euro për mbështetje financiare për të punësuarit në kompanitë

T E

Ambasadorja Bërnz uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

T E

Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi u bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Bjellorusisë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...