Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Pse japin mësim gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar nga vetingu?

Zhurnal Ads

Avokati Saimir Vishaj tha se është e pamoralshme që gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga drejtësia të japin mësim në Shkollën e Magjistraturës. Për këtë çështje, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi thotë se ka patur shumë debat. Në një komunikim mediatik Hysi tha se në ligjin për arsimin e lartë nuk ka një kriter që e ndalon diçka të tillë.

“Ka pasur mendime që persona që largohen nga vetingu, nuk duhet të përfshihen në ushtrimin e disa funksioneve, sic është p.sh. funksioni publik i noterit dhe patëm shumë debate nëse mund të ishin p.sh. avokatë dhe këtu pati mendime dhe qëndrime të ndryshme me argumentin që nuk mund të ketë zbatim të ligjeve dhe përjashtim të kategorisë së ish-gjyqtarëve/ prokurorëve nga e drejta e tyre, mundësia e tyre për të ushtruar profesionin dhe për ta mbajtur familjen e tyre. Në fund të fundit ky debat ka qenë shumë i gjatë, ka pasur mendime të ndryshme. P.sh në rastin e noterisë një gjyqtar apo prokuror i përjashtuar nga organet e vetingut nuk lejohet, në rastet e avokatisë ka pasur një debat dhe i është lënë dhomës kombëtare të avokatëve që nëpërmjet kodit të etikës dhe rregullave të vetërregullimit të përcaktojë një gjë të tillë. Lidhur me mësimdhënien ne duhet t’i referohemi ligjeve përkatëse, ligjit të për institucionet e arsimit të lartë dhe nëse në këto ligje ka të parashikuar kritere apo jo. Në dijeninë time nuk ka pasur në ligjin për arsimin e lartë ndonjë kriter të tillë. Çdo emërim që bëhet, çdo rekrutim i burimeve njerëzore ka disa kritere të përvaktuara në ligj por njëkohësisht, komisione që shpallin vendosin krieteret e tyre specifike, pra ka rregulla, edhe Shkolla e Magjistraturës ka një procedurë shumë të detajuar të marrjes në punë të emërimeve qoftë për pedagogët e brendshëm apo ata me kohë të pjesshme.”

Vasilika Hysi tha se reforma në drejtësi nuk mund të quhet e dështuar sepse ajo është shumë e thellë dhe shumëdimensionale.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Marrëveshja e ekstradimit me SHBA/ Yuri Kim: Nuk do të ketë strehë për kriminelët! Mbështesim SPAK për zbatimin e reformën

S.B.

Elbasan/ Sherri brenda lokalit ku u plagosën djemtë e pronarit, arrestohet një prej autorëve, 6 të tjerë në kërkim

admin

Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë

admin

Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm për rolin e politikanëve në Raportin e Dick Marty

S.B.

Aksident në bulevardin ‘’Bajram Curri’’ në Tiranë, automjeti përplas këmbësorin e moshuar, dërgohet në spital

admin

Ndërrojnë jetë dy vajza si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Tiranë, lëndohen edhe dy të tjera

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...