Agjencia Zhurnal.mk

Pse kinezët festuan me minj? Zbulohen “arsyet e enigmës shumë shekullore”!

Për shumë njerëz, minjtë janë mysafirë të padëshiruar në shtëpi. Por në Kinë, ato mund të jenë një delikatesë në tryezën e ngrënies.

Sipas Daily Mail, minjtë kinezë bambu, një bartës i mundshëm i coronavirusit, kanë qenë një burim ushqimi i kërkuar në vend me shekuj dhe vlerësohen për ‘vlerën ushqyese’ të tyre.

Dhjetëra mijëra fermerë i rrisin ata, kuzhinierët i gatuanin ato në dhjetëra mënyra dhe përdoruesit e internetit festuan ‘100 arsye për t’i ngrënë’ – deri sa pandemia bllokoi tregtinë.

Minjtë bambu, ose ‘zhu shu’ në mandarin, janë të njohur për “trupin e tyre të shëndoshë dhe dhjamin e tyre”.

Një specie e egër brejtësish që ushqehet me bambu, këta minj të mëdhenj mund të peshojnë deri në pesë kilogramë dhe të rriten në 45 centimetra të gjatë.

Supozohet se ngrënia e minjve të tillë ishte një ‘zakon mbizotërues’ në Dinastinë Zhou (1046-256BC).

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mishi i tyre mund të detoksifikojë trupin e një personi dhe të përmirësojë funksionet e stomakut dhe shpretkës së dikujt.

Përfitimet e dukshme shëndetësore janë regjistruar në enciklopedinë e lashtë mjekësore kineze Ben Cao Gang Mu, e shkruar nga farmakologu dhe mjeku i njohur Li Shizhen në shekullin e 16-të.

Libri përshkruan minjtë si ‘brejtës me madhësi lepuri që shumë njerëz i hanë dhe i shijojnë si rosat’.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...