Pse nuk ishte në festën e PD? Zogaj: Nuk mora ftesë, jam distancuar nga Berisha

nga Xh M

Analisti Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se nuk ka marr pjesë në festën e organizuar nga Partia Demokratike në kuadër të 34 vjetorit të themelimit të saj.

“Jam distancuar nga ky grupim politik por dhe ata nuk kanë bërë ftesë”.

Duke rikujtuar ngjarjet që bënë historinë e thellimit të pluralizmit, Zogaj tha se,”unë si person që e kam jetuar nga afër këto ngjarje dhe e kam përshkruar me imtësi tek libri im. Besoj se kjo është ngjarje e madhe dhe duhet treguar në mënyre koncizë dhe jo të hallakatesh sepse e humbet rëndësinë e ngjarjeve. Duke iu referuar dhe ditarëve, shënimeve dhe botimeve të kohës si ngjarje ajo është e dokumentuar në atë pjesën e dukshme. ndërsa në pjesën e padukshme akoma mbetet për tu ndriçuar sepse ajo ngjarje ka dhe enigmat e veta.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More