Pse nuk ka termine për testim për Covid? Qytetarët presin deri 2 javë për testim

Shkup, 7 tetor – Nuk ka mjaftueshëm PCR teste për testim në pika shtetërore. Kështu alarmon mjeku amë Nenad Llazarov nga SHtëpia Shëndetësore Media Vera, transmeton Zhurnal.

“Mos pasja e PCR testeve në pikat shtetërore është sulm direkt mbi shëndetin e popullit dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut! As nuk mundet herët të diagnostifikohet e as të izolohemi, dhe me këtë me vetëdije populli lihet pas dore. Çfarë të bëj me pacientët me simptoma në këto ditë e madje deri një javë të cilët presin termin për testim? Heshtja është e papranueshme”, ka shkruar Llazarov.

Situata e tillë me vonimin e testimeve zgjatë nga muaji gusht kur dukshëm u rritën rastet me Covid.

Llazarov ceku edhe një problem lidhur me mjekimin e vonuar, e ajo është mos pasja termin në poliklinikat për pasqyrë të gjakut.

“Dje, 6 tetor, dërgoj pacient me covid me udhëzim covidi për analiza gjaku në poliklinikën Jane Sandanski. I kanë caktuar termin për gjak më 22 tetor”, ka shkruar Llazarov.//Zhurnal.mk

Related posts

Bejta: Në vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë një territori i pastër. Ja 24 projektet e para!

D V

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar arrestohet në Qafë Thanë

R Zh

Takim Zaev- Ajkhorst: Me Bullgarinë do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje evropiane që do të mundësojë fitore të dyfishtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More