Pse patjetër duhet të përdorni vitaminë C dhe cila është forma e duhur?

Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).

 

Vitamina C ndikon gjithashtu në mbajtjen në gjendje shumë të mirë të venave të gjakut absorbimin e hekurit nga organizmi, rikuperimin e shpejtë në rast sëmundjeve, etj.

Kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze.

Vërehet se disa nutrientë, që janë prezentë në ushqime, janë të nevojshëm për të forcuar sistemin imun në mënyrë natyrale, ndërkohë që abuzime në nutrientë si alkooli, sheqeri apo mënyra e të ushqyerit në përgjithësi, të cilat mund të ndikojnë në dobësimin e sistemit imun.

Çfarë është forma lipozomale e Vitaminës C dhe pse rekomandohet më së shumti?

Lipozomet janë sfera nanoskopike të ndërtuara nga fosfolipidet (në rastin më të mirë nga luledielli). Fosfolipidet janë gjithashtu blloqet ndërtuese të membranave tona qelizore.

Tashmë të përdorura me dekada në farmaci, ato synojnë përthithje të targetuar dhe të plotë të substancave aktive. Shtesat ushqimore apo vitaminat lipozomale nga ana tjetër, janë relativisht të reja.

Ju mund të pyesni veten se çfarë i bën ato të veçanta në krahasim me tabletën tuaj të zakonshme të vitaminave.

Mbrojtja e përbërësve aktivë: Mjedisi i ashpër i lukthit mund të dëmtojë disa përbërës aktivë. Kapsulimi në lipozome i mbron ato në sistemin e tretjes.

Maskimi: Fosfolipidet maskojnë përbërësit aktivë në mënyrë që sasi më të mëdha të përthithen dhe t’i shpëtojnë fuqisë selektive të zorrëve të vogla. Efektet anësore osmotike të disa dozave të larta të vitaminave dhe mineraleve mund të zvogëlohen.

Përthithja: Përmes përthithjes normale të yndyrës, substancat aktive futen në enterocite(qelizat e zorrëve) direkt përmes marrjes pasive të yndyrës. Nga aty ato arrijnë në qarkullimin e gjakut përmes sistemit limfatik. Në atë mënyrë, mund të shmanget kalimi përmes mëlçisë, i cili normalisht do të bllokojë disa substanca që të hyjnë në gjak dhe organe të tjera.

Formulimet lipozomale vijnë në formë të lëngshme, pasi që vetëm një mjedis ujor mund të krijoj kushtet për formimin efektiv të lipozomeve. Cdo formë tjetër e ngurtë/solide në parim do të dëmtonte efikasitetin e tyre.

PËR IMUNITET TË FORTËPër ta luftuar gripin dhe viruset ju rekomandojmë të merrni Vitamin C Liposomal me përthithshmëri…

Posted by Nano Distribution on Monday, August 23, 2021

Vitamina C Lipozomale me shije Orange+ Vanilla

Vitamina C është shtesë ushqimore thelbësore dhe antioksidant shumë i rëndësishëm.

Është e rëndësishme për indet tona lidhore, metabolizmin tonë dhe ul stresin oksidues në trup. Gjithashtu ka rol veçanërisht të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar. Vitamina C rrit vrasjen e mikroorganizmave të dëmshëm, si dhe sasinë e qelizave që luftojnë sëmundjet (limfocitet B dhe T) në trupin tonë. Vitamina C zakonisht përdoret për të luftuar ftohjen e zakonshme. Ndërsa mund të mos na shërojë plotësisht, studimet kanë treguar që vitamina C mund të ndihmojë në uljen e kohëzgjatjes së ftohjes dhe është zbuluar se ka efekt terapeutik.

Përdorimi i vitaminës C në formë të tabletave apo lëngjeve të zakonshme ne doza të larta shkakton efekte osmotike, dhe në këtë mënyrë largohet shpejt nga trupi pa u përthithur.

Avantazhet e përdorimit të Vitaminës C Lipozomale janë:

– Veçanërisht për personat që përdorin vitaminën C si terapi plotësuese dhe që dëshirojnë të marrin doza të larta në formë jo-intravenoze. Me vitaminën C Lipozomale përthithshmëria rritet deri në 98% për shkak të mekanizmit të ndryshuar të marrjes nga ajo e zakonshme.

– Efektet anësore osmotike shmangen.

Kur janë formulimet lipozomale zgjedhje e mirë për mua?

– Dëshironi të kompensoni ndonjë mangësi në vitamina që tashmë ka shfaqur simptoma.

– Dëshironi të balanconi rënien e marrjes se nutrientëve për shkak të moshës së shtyer.

– Dëshironi të shfrytëzoni potencialin e plotë të përbërësve dytësorë të bimëve.

– Dëshironi të përdorni shtesat ushqimore si ilaç plotësues.

Për këto qëllime, shtesat ushqimore lipozomale janë një hap në drejtimin e duhur. Sidomos pasi fosfolipidet nga të cilat ato janë të ndërtuara janë po aq të shëndetshme.

Për më shumë informata vizitojeni faqen e “Nano Distribution” në Facebook, e cila merret me shpërndarjen e produkteve më inovative nga fusha e shtesave ushqimore dhe vitaminave.

Related posts

Libidoja mashkullore është dobësuar për shkak të hormonit të prolaktinës

D V

Përfitimet shëndetësore të limonit

D V

Pse gratë shtatzëna kanë ëndrra të këqija: Identifikoni shkakun e problemit dhe dëgjoni këshillat tona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More