Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pse regjistruesit u zhdukën nga lista me prioritet për vaksinim?

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Ndonëse regjistrimi i shtye me qëllim që të vaksinohen të gjithë regjistruesit, prap se prap ky grup i qytetarëve nuk u gjendën në grupin me prioritet për vaksinim, shkruan Zhurnal.

Dje në sallën sportive “Boris Trajkovski” filloi vaksinimi masiv i qytetarëve. Si qytetarë me prioritet ishin policët, ushtarët, të punësuarit në administratë, në pikëpagesa rrugore, shoferët e transportit publik, gazetarët etj. Në këtë grupë para shtyrjes së regjistrimit ishin edhe regjistruesit, por tani ky grup “u zhduk”.

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika për Plusinfo shprehet se do të ketë konkurs të ri për regjistrues, përshkak se regjistrimi do të mbahet pas pesë muajve. Gjithsesi, Simovski thotë se do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë që si prioritet të jenë të vaksinuar rreth 6000 punonjës tereni të cilët çdo ditë janë në rrezik për t’u infektuar.

Pritet konkurs i ri për regjistruesit të shpallet në gjysmën e dytë të korrikut, ndërsa regjistruesit do të vaksinohen në gusht.

“Pas shtyerjes së regjistrimit, i gjithë procesi do të përsëritet. Para shtyerjes, regjistruesit ishin në grupën me prioritet për vaksinim, por 5 muaj është e gjatë periudha dhe ka mundësi që disa prej tyre të punësohen, ndërsa kushti për regjistruesit është të jenë të papunësuar. Do ta përsëritim konkursin për regjistrues, gjithsesi se ata që tanimë u zgjodhën do të kenë përparësi nëse përsëri paraqiten në regjistrim. Shpresoj se deri në shtator do të ndryshojë situata me pandeminë, përshkak se tani kishim shumë regjistrues të cilët hoqën dorë përshkak se frikësoheshin nga situata me pandeminë. Mirë që filloi imunizimi masiv”, deklaroi Simovski.

Gjithsesi, siç shton Simovski, në konkurs nuk mund të shtohet se kusht për përzgjedhje të regjistruesve është ata të jenë të vaksinuar sepse me këtë do të bëjnë diskriminim, sepse imunizimi nuk është obligim por dëshirë.

Sa për njoftim, në Kumanovë nga 300 regjistrues të paraqitur, vetëm 100 kanë shprehur vullnet për t’u vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca”.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...