Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pse Ronaldo e hodhi për tokë fanellën edhe pse Juventusi fitoi ndaj Genoas?

Cristiano Ronaldo hodhi fanellën pas fitores 3-1 të Juventusit kundër Genoas të dielën dhe atë e mori djaloshi që i mbledhë topat.

Duket se 36-vjeçari kishte vepruar nga inati pasi nuk arriti të gjente rrjetën në përballjen që u zhvillua në Serie A.

Dejan Kulusevski, Alvaro Morata dhe Weston McKennie ishin të gjithë në listën e realizatorëve, ​​pasi kampionët italianë morën tre pikët, por Ronaldo rrëmbeu vëmendjen e mediave me reagimin e tij pas vërshëllimës së fundit nga gjyqtari.

Ylli i Portugalisë e hodhi fanellën e tij përpara se të ecte nëpër tunel për në dhomën e zhveshjes dhe ajo u mor nga një djalosh që mbledhë topat.

Është raportuar se sulmuesi po shfrynte zhgënjimin e tij, por që nga ajo kohë është shpjeguar se ai po i dhuronte bluzën e tij si një dhuratë djaloshit.

Vetëm disa javë më parë, Ronaldo pushtoi ballinat e mediave, kur ai hodhi shiritin e kapitenit të tij në tokë dhe eci nëpër tunel pasi pa një gol të ndaluar gjatë barazimit të Portugalisë në kualifikimet e Kupës së Botës.

I pyetur për zemërimin e dukshëm të sulmuesit, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo erdhi në mbrojtje të tij.

“Është normale që ai donte të shënonte një gol, veçanërisht duke parë që ndeshja kishte dalë në një mënyrë të caktuar”, ka thënë ai për Sky Sport.

“Është pjesë e qëndrimit të kampionëve që duan gjithmonë të lënë gjurmët e tyre”.

Pavarësisht se nuk ishte në listën e golashënuesve, Ronaldo pati një paraqitje të fortë për Biankonerët.

Postime të ngjashme

Salah bën thirrje të ndalen vrasjet e të pafajshmëve në Palestinë: Mjaft është mjaft

Z H

Mbaron sezoni për Ibrahimovicin, vëmendja te Kampionati Evropian

Z H

Manchester City fiton kampionatin, Guardiola: Sezoni më i vështirë

Z H

Laport merr nënshtetësinë, do të luajë për Spanjën

Z H

Busquets beson se lufta e Barcelonës për titullin në La Liga ka mbaruar

Z H

Reali humb Mendin deri në fund të sezonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...