Pse s’e vizitoi Hamzën sikurse Pecin? Presidentja: Propagandë dhe gënjeshtër, e kam vizituar disa herë

nga D. V.

Presidentja Vjosa Osmani, pas vizitës në Mitrovicë për të uruar kryetarin e ri, Faton Peci, u pyet se pse më herët s’e kishte vizituar ish-kryetarin Bedri Hamza.

Këtë presidentja e quajti “fake news”, propagandë dhe gënjeshtër. Ajo tha se e ka vizituar disa herë Hamzën, jo vetëm në komunë, por edhe në vizita të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

“Kam mendim dhe mendimi i parë është që ajo sapo e the është fake news, është propagandë, është gënjeshtër. Sepse jo njëherë, por disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën në këtë zyrë sa ka qenë kryetar. Jo vetëm në këtë zyrë, por kemi qenë nëpër projekte të ndryshme, shkolla e biznese. Edhe kryetari paraprak e ka pasur përkrahjen time të plotë për aq sa është në kompetenca tona”, nënvizoi Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More