Pse te “Mavrovasja” nuk mundet, kurse në Qendër të Shkupit pronari i Kanal5 mund të ndërtojë pa leje?

Shkup, 11 tetor – Mediat raportojnë se një ndërtesë e madhe betoni po ndërtohet në qendër të Shkupit, te Paloma Bianka”. Bëhet fjalë për hotelin TCCC “Plaza”, pronë e biznesmenit Boris Stojmenov.

Kompetentë për të hetuar atë që po ndërtohet para qendrës tregtare janë inspektorët e ndërtimit të komunës Qendër. Ndërtimi i objektit nuk ndalet, edhe pse është fushatë parazgjedhore dhe për bderrimin e tij ka kontest gjyqësor.

Ndersa qytetarët janë më të zëshëm se nuk guxon të lejohet ndërtimi i objektit në atë vend, mediumet nuk janë aq të zeshme, siç ishin në kohën e ndërtimit të objektit te Qendra Tregtare Mavrovasja. Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, fron Prokurorinë të veprojë, kurse pronari Stojmenov thotë se posedon leje për ndërtim. Sidoqoftë punimet vazhdojnë, kurse mediumet nuk janë as përafërsisht të zëshëm si në rastin tek Mavrovasja. As institucionet nuk po e kryejnë punën e tyre.

Deri sa vetë kryeministri Zaev paraqitej per ndertimin te “,Mavrovasja”, tani kemi heshtje të plotë, ndoshta për shkak se investitori është pronar i Tv Kanal5, pyesin qytetarët e komunës Qendër.

Related posts

LSDM nga Manastiri do të fillojë fushatën zgjedhore

Redaksia

Masat anticovid nuk respektohen në mitingje partiake, kështu virusi nuk qetësohet

Z H

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More