Agjencia Zhurnal.mk

Pse të rinjtë nga Ballkani Perëndimor duan të ikin nga vendlindjet e tyre?

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Mbi 40% e rinisë së Shqipërisë duan ta lëshojnë vendin e tyre shkaku i mungesës së perspektivës, tregon analiza bazuar në të dhënat e Eurostat. Kjo përqindje e bën Shqipërinë lidere në Ballkan, ndërkohë që në vendin e dytë është Serbia, prej ku dëshirojnë të largohen 33% e të rinjve. Më pas vijon Maqedonia e Veriut me 32%, Kosova me 29%, Bosnja e Hercegovina me 27% dhe Mali i Zi me 21% e të rinjve që duan të ikin nga vendlindja.

“Emigrimi nga vendet e ballkanit perëndimor vazhdon me qenë alarmante. Numri i të rinjëve që duan të largohen nga këta vende është për brengosje”, thotë analisti politik Zudi Xhelili.
Sipas tij arsyet e këtij largimi masiv kanë të bejne me standardin e ulët të jetesës, përqindjen e lartë të papunësisë, pagat e ulëta dhe mos siguria për një të ardhme të sigurt.

“Kjo situatë në të ardhmen do na kushtojë shumë, jemi duke i humbur resurset njerëzore që i duhen çdo vendi me perspektiv. Qeveritë e shteteve që ballafaqohen me këtë problem nuk bejnë asgjë për ta nderprerë një valë të tillë emigrimi, nuk kanë ide, ndoshta nuk u intereson fare. Krimi i organizuar dhe korupcioni vazhdojnë të jenë në nivele të larta, mosbesueshmeria në institucionet shtetërore është e lartë. Reformat në gjyqesorë zhagiten, nëse s’ka drejtësi, s’ka siguri, pa siguri s’ka perspektiv!”, ka deklaruar për Zhurnal, Zudi Xhelili, analist.

Nga ana tjetër, politologu Mevlud Islami për Zhurnal shprehet se arsyet se pse të rinjtë nga ballkani perendimorë dëshirojnë të ikin në Evropë janë kryesisht politike me pasoja të rënda për ekonomitë familjare.

“Nga analizat e Eurostat edhe një herë u dëshmua se Ballkani Perëndimor mbetet regjioni më i padëshiruar për të jetuar në Evropë. Dëshira për një jetë më të mir dita ditës po e mund atëdhedashurinë e trashëguar nga të parët. Arsyet kryesisht janë politike me pasoja të rënda për ekonomitë familjare dhe organizimin shoqërorë në tërësi. Mungesa e kushteve primare dhe mundësive të barabarta për të gjithë pasqyron gjendjen e vendeve të përfshira në anketë, ku fatëkeqësishtë bëjm pjesë edhe ne. Shkaqet e largimit janë si vijonë por ndryshimin e gjendjes aktuale duhet ta fillojmë, parimisht nga vetëvetja”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu, Mevlud Islami.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të parandaluar largimin e të rinjve nga vendi ka miratuar një pako të gjerë, ku në fokus është avancimi i aftësive profesionale të të rinjve dhe ndihma financiare për hapjen e bizneseve të reja nga të rinjtë. Po ashtu, në këtë pako përfshihet edhe subvencionimi i kompanive që punësojnë të rinjtë.

Ndryshe në bazë të një hulumtimi të fundit të organizatës joqeveritare Fridrih Ebert, për 48 për qind të të rinjve të cilët largohen nga vendi, arsye kryesore mbetet standardi më i mirë i jetesës.

Mungesa e regjistrimit të popullsisë në vend që nga viti 2002 ka bërë që mos ketë të dhëna zyrtare se cili është numri i saktë i të rinjve që largohen nga shteti. Megjithatë, zvogëlimi i nxënësve në shkolla në mes të vitit shkollor, po shihet nga ekspertët si tregues, se familjet e reja e shohin perspektivën e tyre jashtë Maqedonisë së Veriut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...