Agjencia Zhurnal.mk

Pse u shkarkua Tevdovski dhe a mundet kryeministri të jetë edhe ministër, flasin ekspertët

Shkup, 27 qershor – Zhurnal.mk – Ministri i deritanishëm për financa Dragan Tevdovski pas sharkimit nga funksioni do të kthehet në Fakultetin Ekonomik, transmeton Zhurnal.

Me këtë vendim, ai refuzoi ofertën e kryeministrit Zaev që të jetë këshilltar i tij derisa udhëheqë me ministrinë e financave.

“Shpërblimi im më i madh për këto dy vite vjen këto ditë kur gjithkund qytetarët më ndalin dhe më thonë “të lumtë, kokën lartë”. Kjo për mua është mënyra më e mirë për të dalë nga një ministri. Dhe për këtë me kokën lartë dhe me përkushtim po kthehem në Fakultetin Ekonomik”, shkroi Tevdovski.

Pas kësaj lindë pyetja se kush do të udhëheqë me Ministrinë e Financave, duke patur parasysh se Antikorrupcioni paralajmëroi se Ligji për parandalim të korrupcionit ndalon njëkohësisht të lidhen dy funksione sikur kryeministër dhe ministër. Sipas profesorit universitar Dragan Gocevski, funksionin ministër me gjitha kompetencat që tani duhet ta udhëheqë zv.ministrja e financave.

“Qeveria mund të kryejë mbikqyrje mbi ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të ministrisë konkrete dhe mund me atë që përafërsisht do të ishte mënyrë jopraktike të kryhen punë në bazë ditore, mundet me konkluzione të Qeverisë përsëri me pajtim të anëtarëve të pranishëm të Qeverisë të sillen konkluzione të cilat për punë më specifike do të angazhohet Ministria e Financave t’i kryejë dhe si ti kryejë, po kjo do të ishte jo praktike…”, deklaroi profesori Gocevski.

Ministri i deritanishëm Tevdovski ishte një ndër të paktët ministra që u “fshinë” nga fshesa e kryeministrit Zaev. Ai udhëhoqi me ministrinë dy vite. Sipas ish ministirt Trajko Sllavevski, Tevdovski nuk ka arritur të imponohet si bartës i politikave ekonomike, sepse për to ka vendosur zv.kryeministri për çështje ekonomike Angjushev.

“Tani si duket në disa rrethana ku është i kyçur dhe kryeministri Zaev, kanë menduar se Tevdovski është pengesë për projekte dhe procedura për harxhim të parave të cilat mund të sjellin vota para zgjedhjeve, sepse ai është mbrojtës i arkës shtetërore. E dyta është se ministri Tevdovski nuk ka arritur të imponohet si bartës i politikave ekonomike, këtë i’a la zv.kryeministrit Angjushev, dhe ndoshta kjo ishte një nga shkaqet për dobësimin e pozitës së tij”, deklaroi Trajko Sllavevski, ish ministër./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...