Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Pse ushqim nga jashtë? Manastirliu: Nuk lejohet, por ka qenë kërkesë e familjarëve. E pranuan vetë mjekët e spitaleve COVID

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp është pyetur lidhur me skandalin e fundit dhe përgjimet e publikuara se pse hyjnë ushqime nga jashtë nëpër spitale.

Manastirliu thotë se të gjitha spitalet në vend ofrojnë ushqim, dhe nga jashtë nuk lejohen.

Nga ana tjetër ajo thotë se për spitalet COVID ndryshoi situata, pasi familjarët kërkuan që të futin ushqime dhe kjo u pranua nga stafet mjekësore të spitaleve COVID-1, COVID-2 dhe COVID-3.

”Të gjitha spitalet në vend ofrojnë ushqim. Disa nëpërmjet kontratës, me katering. Siç e ofron dhe Shefqet Ndroqi. Të tjerat nëpërmjet stafit të tyre. Ende nuk kanë arritur një kontraktim me të tretë. Sa i përket Shefqet Ndroqit, por edhe Infektiv, edhe COVID-3 ka qenë vendimarrrje e strukturave për të lejuar, apo patur një kanal me familjarët për ushqimet.

Rregulli i përgjithshëm, para pandemisë, është që mos lejojnë ushqime nga jashtë. Në spitale t’i trajtohesh me dieta kalorike. Nuk lejohet që një pacient që trajtohet nga diabeti, siç ishte zonja në fjalë, të marrë kaloritë e tepërta që i krijojnë të tjera problematika. Është vendosur dhe nga vetë mjekët. Ka qenë mënyrë për t’i qenë dhe qëndruar afër familjarit, duke i shërbyer dhe për sjelljen.

Jo se shteti nuk garanton dhe financon. Por ka qenë kërkesë e familjarëve, dhe u pranua nga stafet e spitaleve. Na ka bërë ne që të marrim masa të mëtejshme për të bërë një sistem të kontrollit segmentar, në të gjitha hallkat e ushtrimit të shërbimit të kujdesit infermieror. Patjetër, që sa i përket korrektësisë nga stafet tona që s’duhet të jetë në dyshim që raste të tilla të hedhin poshtë punën e madhe që është bërë për të shpëtuar mijëra jetë.”- tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

D V

Raporti i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga SHBA

D V

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

D V

Pipero, thirrje për t’u vaksinuar: Varianti “Delta” është shumë i transmetueshëm!

D V

Nesër minishengenit do t’iu ndryshohet emri, Rama nuk e komenton kryeministrin Kurti për mospjesmarrje

D V

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Shqipëri pas një muaji

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...