PSG e fitoi betejën për Mbappen, por lufta me Realin vazhdon

Kur u mbyll afati kalimtar të martën mbrëma në Spanjë, u bë e qartë se Kylian Mbappe do të mbetej te Paris Saint-Germaini, përkundër përpjekjeve të Real Madridit për të siguruar nënshkrimin e tij.

 

Dy superyjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ndërruan klube, ndërsa pritej që ky afat veror të kompletohej edhe me transferimin e kampionit të botës te Mbretërit.

Porse kjo nuk ndodhi. Edhe pse u raportua se Los Blancos ofruan më shumë se 200 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit francez.

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Deri në mbyllje të afatit kalimtar, PSG as nuk i kthente përgjigje Realit dhe në këtë mënyrë e fitoi betejën. Mirëpo, lufta vazhdon dhe koha punon kundër klubit francez.

Mbappe ka kontratë me parisienët deri në fund të sezonit dhe ai e dëshiron kalimin te Madridi, ashtu që klubi spanjoll pritet ta transferojë pa para në verën e vitit 2022.

Los Merengues mund të nisin negociatat për marrëveshje personale me lojtarin që në janar dhe pastaj ta transferojnë me parametrat zero në afatin e ardhshëm veror. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Related posts

Milani refuzon 40 milion euro për Theo Hernandez

Z H

Arsenali jep shenja përmirësimi, fiton ndaj WBA me gjashtë gola në EFL Cup

Redaksia

Petkovic kërkon të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com