PSG e sigurt në transferimin e Pogbas për vetëm 50 milionë euro

Klubi francez, Paris Saint-Germain është i sigurt se mund ta transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, për një çmim të përgjysmuar.

 

Pogba tani ka vetëm edhe një vit kontratë me klubi nga Old Trafford dhe deri më tani ka refuzuar të rinovojë atë.

Situata e tij ka alarmuar klubin anglez që frikësohet se mund ta humb edhe një herë si lojtar të lirë, por edhe klubet e mëdha evropiane që e duan transferimin e tij.

I tillë është klubi francez, PSG, i cili e do që një kohë të gjatë mesfushorin e Unitedit dhe tani beson që është koha ideale për ta transferuar atë.

Sipas mediumit The Telegraph, PSG beson se ata mund të nënshkruajnë me Pogban për vetëm rreth 43 milionë funte apo 50 milionë euro këtë verë.

Edhe Manchester Unitedi thuhet se po pret që klubi francez të bëjë një ofertë për mesfushorin, i cili po refuzon të zgjasë kontratën e tij.

PSG deri më tani ka siguruar transferimin e Achraf Hakimi, Giorginio Ëijnaldum dhe Sergio Ramos, dhe Pogba do të ishte ‘qershia mbi tortë’.

Related posts

Napoli e Atalanta në luftë për Ahmedhodzic

Z H

Bellerin bën presion për t’u bashkuar me Interin

D V

Xavier: Cristiano më tha në 2005 që do të bëhej futbollisti më i mirë në botë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com