PSG refuzon ofertën e Realit për Mbappe

Paris Saint-Germaini thuhet ta ketë refuzuar ofertën e Real Madridit për transferimin e Kylian Mbappe.

 

Mediat spanjolle, në veçanti Marca dhe ekspertët e transferimeve, kanë raportuar se Los Blancos kanë ofruar 160 milionë euro për shërbimet e anësorit francez.

Megjithatë, duket se klubi francez nuk e ka në plan që ta lejojë largimin e kampionit të botës.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, pohon se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, do t’i ofrojë kontratë të re Mbappes dhe nuk planifikon ta lejojë largimin e tij këtë verë.

Madje edhe në rast se kjo do të thotë se do ta humbë me parametrat zero në verën e ardhshme kur edhe i skadon kontrata. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Related posts

Drilon Ibrahimi theu rekordin shtetëror edhe pse gara për të në Lojërat Olimpike përfundoi

D V

Pesë vite kontratë dhe dhjetë milionë në sezon – Varane është i Unitedit

D V

Këta janë kundërshtarët e Prishtinës dhe Dritës në raundin e dytë në Conference League

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com