PSG zyrtarizon largimin e Simons në huazim një vjeçar

nga D V

E ardhmja e Xavi Simons tanimë është konfirmuar dhe ai do të qëndrojë për një tjetër vit në Bundesliga.

Mesfushori holandez do të vazhdoj të mbetet pjesë e skuadrës gjermane RB Leipzig ku ishte i huazuar edhe vitin e kaluar nga Paris Saint Germain.

Parisienët kanë njoftuar se Simons është huazuar te Leipzig për një edicion, por klubi gjerman nuk do ta ketë të drejtën e blerjes.

“Mesfushori holandez Xavi Simons është sërish i huazuar pa opsion blerjeje te RB Leipzig për sezonin 24-25, pas një viti bindës me skuadrën e Bundesligës në rezultatin 23-24”.

“Paris Saint-Germain i uron Xavi një sezon të mrekullueshëm me RB Leipzig”, thuhet në njoftimin e klubit parisien.

Simons ka shkëlqyer sezonin e kaluar me Leipzig, derisa ai ishte në listën e dëshirave të top klubeve evropiane si Bayern Munich, Manchester United dhe Barcelona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More