Shkup, 6 shtator – Hapja e institucioneve edukativo-arsimore ndikon pozitivisht në aspektin e zhvillimit të shëndetshëm psikologjik të fëmijëve. Edhe pse ky vit shkollor nuk filloi si zakonisht në 1 shtator, fëmijëve u duhet spejguar se pse shkollat nuk u hapën në kohë.
Psikologet thonë se fëmijët janë kaktegori e ndjeshme , posacërisht filloristet që kanë nevojë për sqarime dhe mësuesit dhe prindërit duhet të gjejnë metoden sa më të thjetë me të qartë për sqarim.
“Shpresoj se nuk do te jetë shumë e rëndë për prindërit dhe për fëmijët që viti shkollor është shtyrë për 1 muaj . Në të gjitha vendet e botës viti shkollor fillon me data të ndryshme. Por femijëve u duhet spjeguar se përse është shtyrë dhe përse ky viti shkollor nuk ka filluar me 1 shtator. Dhe ata duhet të dijnë se e gjithë kjo është për të mirën e tyre” – tha psikologja, Ivanova Stojanovska.
Prindërit këtë kohë kanë qenë të përkushtuar maksimalisht për fëmijët e tyre. Ata kanë luajtur rolin e mësuesit, shokut dhe psikologut. E këtë duhet ta bëjnë edhe më tej, e tu spjegojnë fëmijëve përse në shkollë nuk mund të sillen si vitet e tjera, përse do duhet të mbajnë maskë e të mos përqafohen me shokët. Për femijët kjo do të jetë një sfidë e vërtetë, pasi duhet t’i mësojmë se maskën nuk goxojnë as ta heqin, as ta ndërrojnë me shokët.
“Si gjithë fëmijë ata nuk do të mundë të luajnë së bashku me një grup të madh që të mbushin oborrin e shkollës si cdo herë, por nga ana tjetër, fëmijëve mund t’ju ofrohen shumë gjera tjera më interesante. Atyre mundë t’u ofrohen lojra me atraktive dhe të rijnë më shumë me prindërit e une mendoj që kjo do të ketë shumë efekt. Por gjithshtu femijët do të mësohen edhe si të kontaktojnë me mësimëdhënësit” – u shpreh Stojanovska.
Për filloristët javët e para të shkollës do të jenë të vështira, ndaj duhet krijuar çdo javë nga një temë në mënyrë që të mbahet fokusi i fëmijëve, pa menduar për maskën që kanë në fytyrë.