Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

PTH: Pozitiv në koronavirus donin të udhëtojnë me PCR-test të rrejshëm, propozohet dënim në të holla

Edhe pse me Aktvendim të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor nga 5 prilli dy të akuzuarve iu është caktuar izolim i detyrueshëm dhe mjekim në kushte shtëpie si rraste të vërtetuara të të sëmurëve nga Kovid-19, ato më 7 prill me fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup kanë tentuar ta lëshojnë vendin, informojnë nga Prokuroria Themelore.

Siç theksohet në komunikatë personat para personave të autorizuar zyrtarë në aeroport kanë dorëzuar vërtetime të rrejshme për PCR-test negativ për koronavirus, kinse është punuar nga një laboratori në Shkup në ditën e njëjtë kur në të vërtetë kanë marrë rezultat pozitiv. Edhe pse e kanë ditur se ajo certifikatë nuk iu është dhënë nga laboratori i theksuar, ata prapë se prapë vërtetimet i kanë shfrytëzuar si të vërteta, me çka kanë kryer vepra penale.

-Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti Propozim për lëshimin e një urdhri penal kundër dy vëllezërve nga Saraji, të moshës prej 24 dhe 26 vjet, për veprat penale – Mosveprim sipas rregulloreve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë nga neni 206 paragrafi 1, si dhe Falsifikim dokumenti nga neni 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Prokurori publik kompetent i propozoi Gjykatës themelore penale Shkup secilën nga veprat e kryera penale ta sanksionojë me dënim në të holla nga 50 gjoba ditore në vlerë prej 40 euro, gjegjësisht të dy kryerësve t’iu shqiptojë dënime të vetme në të holla me nga 90 gjoba ditore me lartësi individuale të gjobës prej 40 euro në kundërvlerë të denarit, njoftojnë nga PTh.

Postime të ngjashme

Nuk i bind policisë për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari në Fier

S.B.

Vlorë/ Gjendet predha e paplasur, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Banori: Ja hoqa dheun me terezi dhe e ngrita me duar

S.B.

Pamjet/ Makina humbi drejtimin dhe ra në kanal, dy viktimat e shënuara në Lushnje janë babë e bijë

S.B.

Tre të mitur nga Tetova vidhnin nëpër shitore gjatë orës policore

S.B.

Detaje për aksidentin e rënd në Çento: Janë lënduar më tepër persona

S.B.

144 shkelje në Shkup, 63 për vozitje të shpejtë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...