Maqedoni

PTHP ka marrë dokumentacionin e tre kompanive të cilat para zgjedhjeve qëllimisht kanë hapur portale

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator – Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot në mëngjes ka zhvilluar aksion të koordinuar, duke sekuestruar dokumentacion nga tre kompani për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se ata me qëllim hapnin portale pa përshtypje, adresa të selisë dhe pa publikuar listë çmimesh për reklamim.

Nga PTHP informojnë se prokurori kompetent nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për inspektim të firmave.

“Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme i dorëzoi Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Njoftim se ekziston dyshimi se partitë politike gjatë periudhës parazgjedhore paguanin për reklamat politike në internet portalet që ishin hapur para pak kohësh dhe kishin vizitim të ulët”, qëndron në kumtesën e PTHP.

Nga PTHP informojnë se në drejtim të konfirmimit të dyshimeve nga Njoftim, gjatë mëngjesit të sotëm në koordinim me MPB është realizuar aksion prej tre firmave të cilat i kanë themeluar portalet, ndërsa do të mblidhen edhe dëshmi nga institucionet tjera relevante.

Postime të ngjashme

Për shkak punimeve në rrugën Kërçovë-Ohër pasnesër ndërprerje e përkohshme e komunikacionit afër Vërbjanit

T E

140 raste të reja, 4 të vdekur e 134 të shëruar, ja bilanci i fundit me Covid 19

T E

Këshilli ekonomiko-social është i përkushtuar në thellimin e dialogut social

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...