Agjencia Zhurnal.mk.

PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do t’i hetojë prokurimet publike për ndërtimin e spitaleve modulare

Shkup, 10 shtator – Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit hapi lëndë  pas ngjarjes tragjike që ndodhi në qendrën për kovid në Tetovë në të cilën humbën jetën 14 persona.

Nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut pasdite njoftuan se sot në Zyrën për prokurime publike dhe te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është dhënë urdhër  për sigurimin e dokumentacionit të përgjithshëm lidhur me ndërtimin e 19 spitaleve modulare.

“Procedura është në drejtim të kontrollit të zbatimit dhe realizimit të prokurimeve publike për ndërtimin e spitaleve modulare në shtet. Për atë qëllim, sot deri te Zyra për prokurime publike, dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është dhënë Urdhër për sigurimin e dokumentacionit të përgjithshëm  lidhur me ndërtimin e të gjitha 19 spitaleve modulare.  Dëshmitë materiale  të mbledhura do të jenë lëndë e analizës në drejtim të konfirmimit nëse dokumentacioni për prokurimin publik të zbatuar korrespondon me  dokumentacionin teknik për këto objekte”, informuan pasdite nga Prokuroria Publike.

Prej atje shtojnë se Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të ndërmarrë edhe veprime tjera për mbledhje të dëshmive me qëllim që të konfirmohet gjendja faktike. 

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy