Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni TOP LAJM

Publikohen datat e mbajtjes së maturës shtetërore

Shkup, 19 maj – Zhurnal.mk – Këtë vit shkollor për maturë shtetërore janë paraqitur gjithsej 15294 nxënës maturantë. Prej tyre, 7050 janë gjimnazistë, 7983 nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm i artit, informon Zhurnal.

Në përputhje me konceptin e maturës dhe testit përfundimtar në arsim të mesëm në RMV, nxënësit do të ketë 2 lëndë eksterne, 2 interne dhe një projekt. Për të gjithë projekti dhe lëndët do të jenë në gjuhën amtare që e flasin.

Më 5 qershor do të mbahet testimi për lëndën obligative. Gjuhë maqedonase dhe literaturë do të testohen 10848 kandidatë. Gjuhë shqipe dhe literaturë 4078 ndërsa gjuhë turke 272 nxënës.

Më 11 qershor do të mbahet testi për gjuhë angleze, gjermane, franceze, ruse, matematikë, estetikë dhe filozofi.

Terminet shtesë për maturantët të cilët atë periudhë do të jenë me covid apo në vetizolim, datat tjera janë më 25 qershor – gjuhë maqedonase, shqipe dhe turke. Ndërsa më 28 qershor është termini për matematikë, gjuhë angleze, frenge, gjermane, ruse, filozofi dhe estetikë.

MAteriali i testimit dërgohet në shkollë ditën e testimit dhe në të njejtën ditë kthehet në qendrën shtetërore për testim. Fillimi i testimit është në ora 10:00.

Të gjitha testimet do të realizohen në përputhje me protokolet për shkollat e mesme gjatë realizimit të testimit të maturës shtetërore prë vitin shkollor 2020/2021.

Në procesin e realizimit të maturës në shkolla janë angazhuar 2000 mësimdhënës si testues dhe rreth 300 vëzhgues.

Rezultatet do të publikohen në afat prej 30 ditëve nga dita e testimit.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson: Në BDI nuk duan miratimin e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale

Bekim Laçi

Fotovoltaikët në Osllomej sjellin 100 punësime të reja

Zekirija Haxhiu

Zaev: Në Bullgari do të bisedojmë për propozimin portugez e jo për identitetin

Zekirija Haxhiu

Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Zekirija Haxhiu

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...