Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

nga D V

Ndërsa kalon më shumë kohë dhe dalin gjithnjë e më shumë raporte, po fillon të duket sikur Apple me të vërtetë ka ndryshuar dizajn.

Seria e iPhone 17 ka shumë të ngjarë të adoptojë kamerën e pasme si të Google Pixel 9 dhe paraardhësve të saj.

Dhe falë disa raporteve, tani e mësojmë se si mund të duket seria e re e iPhone, shkruajnë mediat e huaja.

iPhone 17 Air thuhet se do të ketë një kamerë të pasme me një lente të vetme, ndërsa iPhone 17 Pro Max do të vijë me një tjetër më të madhe.

Kamera më e madhe thuhet se përmban konfigurimin ikonik të kamerës së trefishtë, por me blicin që vendoset në skajin më të largët.

Por, ka debate nëse këto dizajne janë të sakta në radhë të parë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More