Publikohen listat me studentët e vitit të parë të pranuar në konviktet në Shkup

Shkup, 1 tetor – Rezultatet nga Konkursi për pranim të studentëve të pranuar në studimet deridiplomike në konviktet shtetërore të studentëve dhe objekte të tjera për strehim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2021/2022, të cilët kanë të bëjnë me studentët e vitit të parë në studime, ndërsa të cilët kanë aplikuar për strehim në kapacitetet në Shkup janë publikuar.

Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, studentët të cilët gjenden në listat e publikuara mund të vendosen në konviktet e studentëve pas nënshkrimit të marrëveshjes me konviktin në të cilin janë pranuar. Marrëveshja është e nevojshme të nënshkruhet në afat prej 10 ditëve nga publikimi i rezultateve. Përderisa, ankesa sa i përket rezultateve dorëzohen në MASH deri më 8 tetor të vitit 2021.

Shtojnë se listat me studentët e pranuar në konviktet e studentëve në qytetet e tjera do të publikohen të hënën, më 4 tetor 2021.

Related posts

Janë vaksinuar 27 persona me aftësi të kufizar nga Enti për rehabilitim

Z H

Koment / Turpi i partive politike shqiptare, nga Reçica deri në Kumanovë! U bënë JESHIL, ME KA KREJT !

Redaksia

Dimitrievski: Disa ligje stimulojnë ndërtimin e ndërtesave ilegale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More