Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Publikohen pagat e Kabinetit Zaev

Shkup, 22 janar – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev, transmeton Alsat. Pagë më të lartë merr kryeministri Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa nëse llogaritet me stazhin 22-vjeçar, paga e tij kap vlerën e 87.813 denarëve. Në vendin e dytë është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili merr pagë prej 85.113 denarëve(me stazh prej 18 viteve), pastaj renditet minitrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74.273 denarë (me stazh prej 28 viteve).

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska merr 72,989 denarë pagë mujore, kurse ministrja e Kulturës, Irena Stefoska merr 72.670 denarë. Vijon zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ai për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi, të cilët marrin nga 71.385 denarë. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, marrin nga 70.102 denarë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe merr pagë prej 68.179 denarëve, kurse pagë më të ulët marrin ministrat Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri, të cilët kanë pagë prej 65.612 denarëve.

.

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...