Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Publikohen pamjet e incidentit mes Bulliqit dhe një qytetari

Janë publikuar pamjet e incidentit të ditës së martë, që ka ndodhur mes kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe një qytetari.

Fillimisht, Policia ka bërë të ditur së një qytetar ka raportuar se është sulmuar fizikisht, por që më vonë, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dematoi këtë lajm, duke thënë se nuk ka sulmuar fizikisht askënd, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik. Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të  të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Megjithatë, në disa pamje që janë publikuar nga gazeta express, shihet që Bulliqi diskuton me një qytetar në ambientet e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Podujevë, e që më pas ky diskutim kalon në një konfrontim.

Postime të ngjashme

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

D V

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

D V

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh është pika që na bashkon

D V

Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës, flasin për institucionalizim të bashkëpunimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...