Agjencia Zhurnal.mk

Publikohen pamjet, ja se si 40-vjeçari u ngjit 274 metra në kullën Eiffel

Gjatë ditës së djeshme u njoftua se Kulla Eiffel është mbyllur për vizitorët pasi një burrë ishte ngjitur në strukturën metalike.

Mediat e huaja dhe pëdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar fotografitë ku tregojnë burrin, që është rreth të 40-ave në një pozicion tepër të rrezikshëm. Deri në katin e dytë, ai u ngjit si vizitor normal dhe më pas filloi të kapej në strukturën metalike, e cila tërheq miliona turistë çdo vit. Thuhet se ai kishte arritur në lartësinë 274 metra, por ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Skuadra e zjarrfikësve, së bashku me një specialist për ngjitje ndërhynë në moment. U deshën rreth gjysmë ore negociata me të për ta bindur që të mos lëvizte pasi mund të rrezikonte jetën.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar informacione të tjera për incidentin duke mos dhënë detaje as për rihapjen e Kullës Eiffel./Ora News.tv

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...