Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Publikohen për herë të parë fotot e ambasadës shqiptare në Paris gjatë periudhës komuniste, këto janë emrat e oficerëve të Sigurimit të Shtetit që…

Publikohen për herë të parë fotot e ndërtesës së selisë së ambasadës së Shqipërisë në kryeqytetin e Francës, Paris, e cila do të shërbente si një nga rezidencat diplomatike më kryesore dhe më të rëndësishme të Tiranës zyrtare, në Europën Perëndimore.

E vendosur në rrugën Rue De La Pompe, në zonën me nr. 16 të Parisit, kjo godinë në vitet 1945 – 1991 do të ishte njëkohësisht dhe një nga qëndrat e Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik), e cila përveç shtetit ku ishte atashuar, do të mbulonte nga ana e rezidenturës edhe disa vënde të tjera europiane, si: Britaninë e Madhe, Hollandën, Belgjikën, Luksemburgu, Spanjën, Portugalinë, etj.

Një nga detyrat kryesore përgjatë 47 viteve të ekzistencës së saj gjatë periudhës së ‘Luftës së Ftohtë’, do të ishte dhe survejimi e tentativa për t’u infiltruar në rradhët e emigracionit politik anti komunist shqiptar në Francë dhe Belgjikë.

Disa nga eksponentët më të njohur të kësaj drejtorie që do të shërbenin të kamufluar si diplomatë në këtë ambasadë, ishin: Llambi Peçini, Hasan Luçi, Myslym Sinojmeri, Labo Abazi, Servet Backa, Thoma Bano, Idajet Hoxha, Naim Çipi, Eqerem Gaxholli, Haxhi Taga, etj./ Memorie.al

Postime të ngjashme

Nga 20 Qershori Gjermania heq kufizimet me Shqipërinë

Bekim Laçi

Zbardhet propozimi i Kadillit për Kryesinë: Të ndërtojmë një PD të bashkuar dhe fituese

Bekim Laçi

Braçe kritikon mediat greke, për javë të tëra vutë shqiptarët në shënjestër

Bekim Laçi

PD mbledh sot Kryesinë, zbardhet mesazhi i Bardhit

Bekim Laçi

Vijojnë punimet për stadiumin e Kukësit, Rama: Gati në shtator me kushte dinjitoze

Bekim Laçi

Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, arrestohet greku

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...