Agjencia Zhurnal.mk

Publikohet audio “bombë” e re nga një bisedë mes Mickoskit dhe Kiçeec (Video)

Shkup, 26 qershor – Zhurnal.mk – Në “Youtube” është publikuar një audio bisedim i ri nga bisedat mes njeriut të parë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe i dënuari në rastin “Reket”, Zoran Mileski Kiçeec.

Këtë herë, nga inçizimi vërtetohet se Mickoski dhe Kamçev kanë patur takime dhe mbledhje, për çka Mickoski ankohet se për disa nga takimet është fotografuar, duke patur parasysh faktin që Kamçev ka qenë nën masa preventive, përcjellë Zhurnal.

“Ore, unë, as nuk ka dalë nga unë informatë se ndonjëherë dëgjohemi, as asnjë muhabet” i thotë Kiçeec Mickoskit, me çka lideri i VMRO-DPMNE-së i kthehet: “Por mua më kanë fotografuar, atje kur e kanë ndjekur Orcen, duke hyrë unë. Nën masat preventive kur ka qenë ai, më kanë fotografuar”.

Këtu dëgjohet një zë femre, gjegjësisht Sllobodanka Aleksovskës e cila është ish e punësuar në spitalin “Sistina”, e cila ndërlidhet në bisedë dhe thotë: “Kur ishte tek ne, e kanë fotografuar. Sepse Orce ishte nën masa preventive”, ndërsa Kiçeec pyet: “A ju kanë fotografuar sigurtë?”, me çka Mickoski përgjigjet: “100%”. Aleksoska e vazhdon bisedën dhe thotë nëse e kanë fotografuar vetëm veturën, dhe Mickoski përgjigjet se e kanë fotografuar veturën sepse ai ka hyrë me veturë në spital.

Për më tepër dëgjoni bisedën e plotë të përgjuar

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...