Publikohet fotoja e shqiptarit të vrarë në Greqi, 41-vjeçari dyshohet se u ekzekutua për larje hesapesh

nga Xh M

Publikohet fotoja e Altin Arapajt, 41-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutua me armë zjarri në zonën e Rafinas në Athinë, në një atentat që po hetohet si larje hesapesh mes personash me precedentë penalë. Arapaj u qëllua në fytyrë brenda një vreshti, ku edhe u gjet i pajetë nga autoritetet.

Sipas burimeve të hetimit, viktima kishte arritur të telefononte familjen pak para se të vritej dhe u kishte thënë emrin e personit që dyshohej si autor i ngjarjes. Informacioni i dhënë nga Arapaj është bërë një element i rëndësishëm për hetuesit grekë, të cilët kanë identifikuar një të dyshuar me precedentë për trafik droge.

Edhe Altin Arapaj rezulton me një të kaluar kriminale për vepra të tjera penale, të cilat nuk janë bërë ende publike. Hetuesit dyshojnë se vrasja është pjesë e një konflikti të hershëm kriminal. Fotoja e tij, tashmë e shpërndarë në media, pritet të ndihmojë edhe në mbledhjen e informacioneve të reja nga dëshmitarë apo persona që mund ta kenë njohur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More