Publikohet kënga “Luje belin” nga Nora Istrefi dhe Besnik Qaka

nga D. V.

Nora Istrefi dhe Besnik Qaka (NRG Band) bashkuan forcat për një super-bashkëpunim duke publikuar projektin më të fundit “Luje Belin”.

Kënga vjen me një ritëm dinamik dhe fton publikun të kërcejë, duke sjellë atmosferën e verës përmes një vibe-i modern dhe energjik.

Videoklipi që e shoqëron këngën është po aq i veçantë, me skena të realizuara në një ambient ferme.

Elementet vizuale tërheqëse dhe paraqitje artistike të kuruara, e bëjnë projektin tejet të spikatur.

Nora e cila di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e publikut, dukej tejet tërheqëse me një fustan të ngushtë që i theksonin linjat e bukura.

“Luje Belin” është një këngë që synon të bëhet hit i sezonit, falë ritmit të kapshëm, interpretimit karizmatik të dy artistëve dhe estetikës unike të videos.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More