Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Publikohet libri me kujtimet e Obamës/ Pse ish-Presidenti vlerësoi Merkel dhe kritikoi Sarkozy

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka publikuar librin me kujtimet e tij, “Një tokë e premtuar”, ku e quan Angela Merkelin “të besueshme, të ndershme dhe të saktë intelektualisht”.

Libri doli në treg të martën, me kujtimet e Obamës gjatë kohës që ai ishte President. Libri është shkruar gjatë kohës ku marrëdhëniet mes SHBA-së nën administratën e Donald Trump dhe vendeve të Bashkimit Europian panë një lloj ftohjeje. Obama shkruan se Merkel fillimisht e kishte parë atë me skepticizëm – dhe pohon se kjo mund të ketë qenë për shkak të fjalimeve të tij të forta dhe retorikës së ekzagjeruar.

“Për një kryetar gjerman të qeverisë, antipatia ndaj një demagogjie të mundshme ishte ndoshta një qëndrim i shëndetshëm”, shkruan ai. Me kalimin e viteve, Obama konstatoi që Merkeli ishte gjithnjë e më e pëlqyeshme, madje e ka quajtur atë “të besueshme, të ndershme, të saktë intelektualisht dhe miqësore në një mënyrë të natyrshme”. Por ish-Presidenti Obama kritikon politikën e Gjermanisë ndaj Greqisë gjatë vështirësive të Greqisë me borxhet pas kolapsit financiar, kur Merkeli dhe ministri i atëhershëm i Financave, Wolfgang Schauble, kishin këmbëngulur në politikën e kursimeve dhe reduktimit të huave publike si përgjigje për pothuajse të gjitha vështirësitë ekonomike.

“Vura re se ata (Merkel dhe ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy) rrallë përmendnin që bankat gjermane dhe franceze ishin disa nga huadhënësit më të mëdhenj të Greqisë, ose se shumica e borxhit të grumbulluar të grekëve ishte krijuar duke blerë eksporte gjermane dhe franceze – fakte që mund t’ua kishin bërë të qartë votuesve pse shpëtimi i grekëve nga paaftësia për të paguar kishte të njëjtën rëndësi si shpëtimi i bankave dhe industrive të tyre”, shkruan Obama. Ai kritikon gjithashtu ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy, për të cilin ai mendon se nuk ishte “kundërpeshë e vërtetë” ndaj Merkel.

“Ndryshe nga Merkeli, Sarkozy u shfaq shumë i çorganizuar për të hartuar një plan serioz për reformën ekonomike”, ka shkruar Obama, duke shtuar se qasjes së Sarkozy i mungonte “qëndrueshmëria ideologjike”. Obama shkruan se gjatë rritjes së Merkel në krye të CDU-së, ajo demonstroi “aftësitë organizative, mendjemprehtësinë strategjike dhe durimin e palëkundur”. (DW)

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...