Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Publikohet lista e forcave ushtarake botërore, ja ku renditet Maqedonia e Veriut

Shkup, 9 shkurt – Global Firepower ka publikuar një listë të re të vendeve të renditura sipas forcës ushtarake.

Lista përfundimtare globale për vitin 2021 u krijua bazuar në më shumë se 50 faktorë për përcaktimin e indeksit të fuqisë ushtarake (PwrIndx).

Këta faktorë përfshijnë forca specifike ushtarake, siç janë numri i ushtarëve, aeroplanëve, tankeve, fuqia financiare e shtetit dhe alokimet për qëllime mbrojtëse, kapaciteti logjistik, vendndodhja gjeografike, transmeton Telegrafi.

Kosova nuk është në këtë listë me 139 vende gjersa shtetet e rajonit, Mali i Zi është në vendin e 123-të dhe Maqedonia Veriore është e 133-ta në botë. Shqipëria renditet më mirë dhe zë vendin e 113, Sllovenia në 88 dhe Kroacia në vendin e 63.

Bosnja dhe Hercegovina renditet e 121-ta Sipas kësaj liste, Serbia është fuqia më e madhe ushtarake midis vendeve të ish-Jugosllavisë, ku globalisht është në pozitën e 61-të me një indeks prej 1.0063.

Siç mund të pritej, fuqia e parë ushtarake në botë janë Shtetet e Bashkuara me një indeks prej 0.0718, me Rusinë në vendin e dytë. Kina është në vendin e tretë, India është në të katërtin dhe Japonia është në vendin e pestë.

Ndryshe, shteti më i fuqishëm evropian është Franca (pozicioni i 7-të), ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (vendi i 8-të), Turqia e cila është e 11-ta në listë dhe Italia në të 12-të gjersa Gjermania zë vendin e 15-të.

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...