Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Publikohet metodologjia për regjsitrim! Simovski: Qytetarët ta marrin seriozisht regjistrimin

Shkup, 5 shkurt – Enti për Statistika publikoi metodologjinë e regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi do të ndahet në 3 kategori. Në kategorinë e parë bën pjesë popullsia rezidentë do të përfshihen të gjithë shtetasit që jetojnë në vend më shumë se 12 muaj, që jetojnë jashtë vendit më pak se 12 muaj, që janë me vendbanim të përhershëm në vend por në mision të përkohshëm diplomatik jashtë vendit, refugjatët dhe personat në azil.

 “Ky regjistrim për dallim nga regjistrimet e tjera do të zbatohet me metodë të kombinuar për regjistrim. Kjo do të thotë se në të njëjtën kohë regjistrimi do të kryhet edhe në terren megjithatë do të shfrytëzohen edhe  të dhënat që janë në bazat e sistemit të shtetit”, tha Apostoll Simovski – Drejtor i Entit për Statistikë.

Në kategorinë e personave jorezident do të përfshihen shtetasit që jetojnë jashtë vendit më shumë se 12 muaj dhe të huaj që jetojnë në vend më pak se 12 muaj me leje qëndrimi. Drejtori i Entiti për Statistika tha se kjo kategori e popullsisë mund të regjistrohet edhe në formë elektronike.

 “Personat që gjenden jashtë vendit, pa marrë parasysh se sa gjatë kanë qëndruar jashtë shtetit ka një zgjidhje të veçantë aplikative e cila do të jetë e lidhur me ueb faqen tonë. Kështu që personat vetë mund  t’ japin të dhënat për veten e tyre, pra kjo është mënyra kryesore që duam të mbledhim të dhëna për këta persona”, theksoi drejtori i Entit për Statistikë, Apostoll Simovski.

Regjistrimi elektronik fillon nga 1 marsi dhe do të zgjasë deri më 21 prill. Simovski thotë se informacioni për regjistrim mund të mos arrijë deri tek të gjithë mërgimtarët, kështu që të dhënat e tyre mund t’i japë edhe ndonjë i afërm që jeton në vend dhe që i njeh mirë.

Simovski apelon  qytetarët ta marrin seriozisht këtë operacion statistikor sepse dëmin nga kjo mund ta pësojnë vetë qytetarët.

 “Çfarëdolloj bojkoti ose refuzimi që të jepen të dhëna është në dëm të qytetarëve. Secili që do të refuzojë të regjistrohet i bën dëm vetes dhe të gjithë qytetarëve. Ky është aksion më rëndësi shtetërore. Nuk është aksion në favor të asnjë partie politike dhe të asnjë kategorie”, potencoi Apostoll Simovski – Drejtor i Entit për Statistikë.

Në kategorinë e trete të regjistrimit hynë bashkërisht të dy kategoritë e para. Regjistrimi do të bëhet në 7 gjuhë, ndërsa në terren do të shkojë kryesisht nga një regjistrues në një shtëpi. Në vendbanimet e përziera do të ketë edhe nga dy regjistrues. Sa i takon regjistrimit në terren dhe respektimin e masave anti-kovid, Simovski deklaroi se do të bashkëpunojnë me institucionet shëndetësore dhe varësisht situatës me kovid në prill, do të përpilohen protokolle. Por, sipas tij, regjistruesit nuk është patjetër të hynë brenda shtëpive dhe banesave të personave. Në vendin tonë, prej pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë 8 regjistrime të popullsisë i pari më 1958 ndërsa i fundit në vitin 2002.

Postime të ngjashme

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...